Harry dhe Meghan lëvizin përsëri me shtëpi. Çifti u zhvendos në Los-Anxheles pasi la shtëpinë e tyre në ishullin Vancouver në Kanada. Los-Anxheles është qyteti i lindjes së Meghan dhe aty ku jeton edhe nëna e saj Doria Ragland, e cila punon si punonjëse sociale dhe instruktore e jogës. Vendimi për të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhi pavarësisht zërave të muajve më parë se çifti nuk do ta konsideronin vendin për sa kohë që Trump është president. Megjithatë Meghan u punësua nga Disney, kompani e cila ka selinë e saj në zonën e Los-Anxhelesit. E lirë nga angazhimet e vërteta, aktorja është zëri rrëfyes i dokumentarit “Elephants”, i cili do të transmetohet në “Disney +”, platforma e re streaming e “Mickey Mouse”, më 3 prill.



