Prokuroria e Beratit ka nisur ndjekjen penale në gjendje të lirë për 5 ish-punonjës së Zyres Vendore të Regjistrimit të Pasurive te Palujteshme. Dyshohet se ish-zyrtarët në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vitin 2012 kanë regjistruar ilegalisht sipërfaqe të mëdha pyjore ne emër të personave të caktuar.



