Bastet online, Zhabina: Duhet të hetohen nga SPAK. Policia po ndërhyn në mënyrë sporadike

Bastet online, Zhabina: Duhet të hetohen nga SPAK. Policia po ndërhyn në mënyrë sporadike

Gazetari Xhavahir Zhabina tha në studion e MCN Live se aktiviteti i paligjshëm i basteve online duhet të hetohet nga Prokuroriia e Posaçme pasi janë grupet e strukturuara kriminale ato që të lëvizin fijet dhe jo ata që janë arrestuar në mënyrë sporadike nga policia.

 

Drupal Ad

Në të gjitha qytete kryesore, Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë. Thuajse në të gjitha drejtoritë e rëndësishme të vendit, drejtoritë e policisë po them pasi institucioni që kontrollon territorin në vend, ose një nga institucionet kryesore që kontrollon territorin në këtë vend është Policia e Shtetit.

Edhe sot që flasim, gjithsecili mund të luajë baste sportive online, e ka në telefonin e tij, është e gjitha në mënyrë të paligjshme. Kemi parë aksione sporadike pak para Vitit të Ri të Policisë së Tiranës që vendosi të ndërhyjë në disa vende ku luheshin baste sportive të paligjshme, por dhe ato kanë qenë aksione të iniciuara nga policia pas ndryshimit të shefeve të komisariateve dhe drejtorëve të qarqeve. Kishim një lloj shtyrje të këtyre  të hetimeve  por nga ana e policisë. Nuk kemi hetim të mirëfilltë që ka krye prokurorinë, qoftë dhe të Tiranës. Ky lloj aktiviteti duhet të hetohet nga SPAK se kemi të bëjmë me grupe të mirëfillta të strukturuara kriminale, të cilët kontrollojnë këtë aktivitet. Pamë që policia ndërhynte në mënyrë sporadike duke arrestuar persona që nuk kanë rëndësi pasi janë të tjerë ata që i tërheqin fijet.

Kjo ngre pikëpyetje për mënyrën si funksionon policia, a ka pasur qellim për të goditur seriozisht  këtë aktivitet apo për të vendosur kontrollin e saj dhe kontrollin e shefave të rinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy