Në Shëngjin nuk janë marrë ende masat për të nisur sezonin turistik, ndonëse në bregdet numri i vizitorëve dhe pushuesve vijon të rritet çdo ditë. Rëra nuk është pastruar ende ashtu edhe hapësirat e plazhit nuk janë sistemuar, ndërsa për operatorët turistik, problem mbetet fuqia punëtore.



