Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar një sasi prej 30 kg kanabis sativa e cila që po trafikohej në drejtim të Greqisë.
Në pranga e policisë ka përfunduar shtetasi Aldo Neli, 29 vjeç, banues në fshatin Zallherr të Tiranës, pasi lënda narkotike u gjet në automjetin e tij tip Audi A6.
“Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë ndaluar automjetit tip “Audi A6” me targa AA 960 PN, që drejtohej nga Aldo Neli. 29-vjeçari kishte një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit dhe kishte fshehur 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 kg kanabis sativa”, sqaron policia.
Policia sekustroi në cilësin e provës materiale lëndën narkotike e cila kishte si destinacion qytetin e Selanikut në Greqi.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.



