Bllokohen 40 litra qumësht i skaduar dhe 31 kuti me çaj sherebel të skaduar në Sarandë, të cilat transportoheshin gati për tu shitur. Produktet e skaduara u kapën në një furgon që furnizonte lokalet e bregdetit, teksa është gjobitur furnizuesi me 2 milionë lekë të vjetër.



