Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me deklaratën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili një javë më parë foli për kërcënime me jetë ndaj tij. Pas mbledhjes së Asamblesë, Rama u shpreh se Ahmetaj problemet i ka me drejtësinë.
Për pyetjen që më bëni është e kotë, ka vetëm një përgjigje. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë, i ka me drejtësinë. Ka një karakteristikë të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë, që ndihem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare, për mua dhe për ne, ta shpjegojmë këtë fenomen.
PS e ka shumë të qartë pozicionin e vetë, juve mund të pyesni sa herë të doni, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë, e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv e as, madje e pa shqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”.
Një javë më parë, në intervistën e parë që prej largimit nga Shqipëria, ish-zv.kryeministri Ahmetaj tha se ishte kërcënuar me jetë.
“Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë të frymëzuara politikisht, se të thotë kryeministrit ‘të vejë në të sëmës’ ose të thotë se ‘po të isha prokuror të ishte me keq’, kush do më kërcënojë mua”.



