“Helmim ose sëmundje e papritur”, në Ukrainë flasin për eliminimin nga brenda të Putin

“Helmim ose sëmundje e papritur”, në Ukrainë flasin për eliminimin nga brenda të Putin

Dyshohet se elita ruse po planifikon eliminimin e Vladimir Putin. Kështu pohojnë mediat ukrainase, sipas të cilave në elitën ruse po formohet një grup njerëzish kundër Presidentit, të cilët po mendojnë eliminimin e tij.

Një hipotezë e tillë u publikua në Facebook, nga drejtoria kryesore e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, siç raportohet nga agjencitë ukrainase të lajmeve UNIAN dhe Ukrinform. 

Helmim, sëmundje e papritur, aksident: thonë raportet e inteligjencës, si tre pistat që po shqyrton elita ruse për eliminimin e Putin.

Një grup figurash me ndikim që kundërshtojnë Vladimir Putin, po formojnë në elitën politike dhe të biznesit në Rusi.

Qëllimi i tyre është të largojnë Putinin nga pushteti sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rivendosin lidhjet ekonomike me Perëndimin, të shkëputura për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas inteligjencës ukrainase, një pjesë e caktuar e elitës politike ruse e konsideron drejtorin e FSB- së Aleksandër Bortnikov si pasardhësin e Vladimir Putin, i cili, sipas mediave ukrainase, kohët e fundit ka pohuar llogaritjet e gabuara në luftën kundër Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy