Avokati Gylsen Zhllima thotë se Partia Socialiste nuk është më një subjekt kolegjial, por një subjekt individual.
Për emisionin “MCN Live”, arkitekti dhe aktivisti Gjergji Caca deklaroi se Edi Rama ka pozitë të fortë në PS, por se vetë partia është në nivele të dobëta.
Nga ana e tij aktivisti Petrit Tafaj e cilësoi Asamblenë e Partisë Socialiste si mbledhje të një grupi interesi.
Zhllima
Të gjithë këta që futen në një sallë konferencash e bëjnë për të mbushur karrigen. Por në fund zoti Rama nuk tregoi seriozitetin dhe qasjen që ka për demokracinë. Ai tregoi se jam pushteti gjyqësor, legjislativ e gjithçka tjetër.
Asambleja e përgjithshme nuk u bë për të treguar linjën e PS, por që unë jam këtu dhe asnjë prej jush nuk është i zoti ta zaptojë.
Zonja Spiropali u përdor nga zoti Rama, si mekanizëm sfungjeri për të thithur të pakënaqurit nga Edi Rama. Ishte strategji politike.
Nga kjo bëhet skanimi, dhe fillon procedimi. Zoti Rama është vetëm në PS, sot ke interesaxhinj në PS, se i pastroi këta të tjerët.
Caca
Zoti Rama ka pozitë të fortë në Partinë Socialiste, por PS vetë është në nivele të dobëta. Mënyra si mundohet t’i mbajë nën kontroll tregon që ka një pozitë të fortë në PS, 80-90% e PS janë të deleguar drejtpërdrejtë prej tij, nuk janë të zgjedhur nga strukturat, pjesa tjetër që janë të zgjedhur nga strukturat që janë me kontribute në Partinë Socialiste që nuk e kanë ngjyer gishtin te kosi i pushtetit, mundohen të ngrenë zë por janë të pafuqishëm.
Zoti Rama përpiqet të bëjë presionin e parë duke bërë dhe Zotin dhe kryetarin. Mundohet që ta shesë në pamje të parë si një parti të konsoliduar por për mua është e krimbur nuk funksionon si parti, por si grupim. Nuk funksionon si parti.
Tafaj
Asambleja ishte mbledhje e një grupi interesi me papjekuri. Grup interesi grup ministrash, çuna të lagjes. Ai iu tha që identiteti juaj jam unë, dhe po ika unë, nuk jeni asgjë.
