Shefi i JPMorgan tërhiqet: Më vjen keq për atë që kam thënë për Bitcoin

Shefi i JPMorgan tërhiqet: Më vjen keq për atë që kam thënë për Bitcoin

Në shtator të vitit të shkuar, administratori i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, pati deklaruar se Bitcoin është një mashtrim dhe menjëherë vlera e kriptomonedhës ra me 8%. Por më pas, Bitcoin e mori veten dukshëm. Dy ditë më parë, Dimon foli sërish duke shprehur keqardhje për atë që kishte thënë në shtator e duke pranuar se tregu i monedhës elektronike është real.

Komentet e hershme të Dimon janë kthyer në referencë për këdo që do t’u përgjigjet skeptikëve të kriptomonedhës.

Dimon pati thënë në një konferencë në shtator se Bitcoin është mashtrim dhe një ditë do të shpërthejë. Ai pati pranuar se çmimi i saj mund të shkonte edhe 100 mijë dollarë përpara se të niste rënien drejt fundit. “Është si llambat që digjen. Nuk do të përfundojë mirë. Dikush do të vritet”, është shprehur ai duke shtuar se do të pushonte në vend çdo agjent në JPMorgan që blen apo shet Bitcoin.

Në shtator, vlera e Bitcoin ishte 4 mijë dollarë. Por në botën e kriptomonedhës, kjo është si një million vite më parë. Në dhjetor vlera e saj arriti në 19800 dollarë. Tashmë Venezuela dhe Rusia kanë vendosur të lançojnë monedhën e tyre dixhitale, ndërsa Goldman Sachs po planifikon të hapë një seksion për tregtinë e monedhave elektronike.

Duke parë këto zhvillime, Dimon ka vendosur të tërhiqet nga deklarata e bërë pak muaj më parë. I pyetur nga Fox Business, ai tha se ndihej i keqardhur për komentet mbi Bitcoin. “Tashmë është realitet. Ti mund të kesh kriptojen, kriptodollarë etj. për mua Bitcoin ka qenë ajo që qeveritë do të ndiejnë ndërsa rritet, dhe kam një opinion tjetër nga shumica e njerëzve. Nuk jam shumë interesuar për këtë temë në fund të fundit”.

Tregu i monedhave virtuale është realitet. Kjo fjali është bërë refren në Uoll Street dhe bankat amerikane. Shanset janë se Bitcoin ka pak lidhje me atë që njerëzit me shumë para kishin palnifikuar të bënin me këtë treg. Institucionet financiare po punojnë kryesisht me Ethereum dhe Ripple për të ndërtuar një rrjet transaksionesh. Por janë apo njerëzit dakord nëse Bitcoin është mashtrim, ata mund të shijojnë momentin kur emra të njohur të financës si Dimon tërheqin fjalët që kanë thënë më parë.  / gizmodo.com / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy