Mes tensioneve me Ukrainën, Putin lajmëron stërvitje të mëdha më 19 shkurt

Mes tensioneve me Ukrainën, Putin lajmëron stërvitje të mëdha më 19 shkurt

Rusia sapo ka njoftuar për stërvitje të mëdha ushtarake më 19 shkurt, që do të përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe të lundrimit, citohet të ketë thënë ministria e mbrojtjes nga mediat lokale.

Ministria thotë se stërvitjet, të cilat do të mbikëqyren nga Presidenti Vladimir Putin, ishin “të planifikuara paraprakisht”.

Stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Bjellorusinë do të përfundojnë më 20 shkurt, ndërsa stërvitjet në Detin e Zi do të përfundojnë një ditë më herët.

SHBA beson se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në këto ditë. Rusia këmbëngul se nuk e ka plan pushtimin e Ukrainës, por në terren ka grumbulluar 130 mijë trupa. Ministria e Jashtme ruse tha se janë tërhequr tanke dhe mjete të tjera të blinduara nga kufiri me Ukrainën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy