Tahiri: Messi e ka sjellë Argjentinën deri këtu, Kroacia nuk ishte e rrezikshme në sulm

Tahiri: Messi e ka sjellë Argjentinën deri këtu, Kroacia nuk ishte e rrezikshme në sulm

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, komentoi në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, fitoren e Argjentinës ndaj Kroacisë.

Tahiri u shpreh se Messi e ka sjellë Argjentinën deri këtu, ndërsa në lidhje me ndeshjen, tha se Kroacia, nuk ishte aspak e rrezikshme në sulm.

Këto ndeshjet e fundit, Argjentina me ndryshimet që ka bërë, është shumë e fortë dhe e shpejtë. Tagliafico ishte një nga më të mirët në fushë sot. Një ekip shumë i fortë. Trajneri ka ndjekur një strategji, ku në fillim të ndeshjes, i lë topin kundërshtarit. U bënë dy gabime nga Kroacia dhe u shënuan golat.

Pas golave, veproi njësoj si me Australinë dhe Holandën. Kroacia nuk ishte fare e rrezikshme në sulm. Në 30 minutat e para, nuk kishte gjuajtje në portë. Argjentina e meriton finalen. Messi e ka sjellë deri këtu skuadrën. Duket sikur ecën në fushë, por kur duhet ta marrë topin, del aty gjithmonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy