Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullishte

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullishte

Një vatër zjarri ka rënë rreth mesditës së kësaj të shtune në fshatin Drenovë, në Bashkinë Mallakastër.

 

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe duke vështirësuar ndërhyrjen për shkak të intensitetit të tyre.

 

 

Në vendngjarje po punojnë shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në mbështetje të tyre janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli, me qëllim vënien nën kontroll të situatës.

 

 

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa operacioni për neutralizimin e zjarrit vijon. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy