Tentoi t'i vidhte çantën një turisti italian nën kërcënimin e thikës, në pranga 20-vjeçari

Tentoi t'i vidhte çantën një turisti italian nën kërcënimin e thikës, në pranga 20-vjeçari

Një 20 vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë pasi tentoi t'i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën një turisti italian.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, por nuk kishte mundur t'ia merrte, pasi turisti ishte larguar me automjetin e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Amarildo Dani, 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy