Negociatat / Milo: Teknokratët e Brukselit, do na kalojnë si fillin në gjilpërë. Duhet ekip teknik sa më profesional

Negociatat / Milo: Teknokratët e Brukselit, do na kalojnë si fillin në gjilpërë. Duhet ekip teknik sa më profesional

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, çeljen e negociatave për integrim me Bashkimin Europian, e cilëson si një vendim historik, duke nënvizuar se si të tillë e kanë cilësuar edhe mikpritësit e Brukselit.

Milo tha për MCN TV se Shqipëria hyn në etapën finale drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian dhe nga kjo pikëpamje është historike dhe se të tjerat vijnë pas saj.

Duke u ndalur tek rëndësia historike si proces, vjen pas një kohe shumë të gjatë. Kemi që nga viti 2014 që kemi marrë statusin e vendit kandidatit dhe u bënë shumë vite që shqiptarët pritën të vinte kjo ditë.

Përgjegjësinë e pritjes nuk do e eksportoja vetëm në Bruksel, pjesën më të madhe të përgjegjësisë e ka politika shqiptare, pastaj vjen Brukseli, pasi nëse do të kishim mundur gjatë këtyre viteve të ecnim me ritme më të shpejta dhe do të kishim realizuar standardet e kërkuara, ajo që u bë sot mund të ishte bërë më herët.

Ka patur arsye edhe nga jashtë, si vetë kriza e BE apo ngjarjet e Maqedonisë me Bullgarinë që e vonuan paksa procesin, por gjithsesi e shkuara i takon historisë, e ardhmja na pret, e kemi përpara, është në dorën e shoqërisë shqiptare, e politikës shqiptare që të ardhmen ta bëjmë më afër nga sa parashikohet, kjo do të varet nga ne këtu në Shqipëri.

Në vijim Milo deklaroi se sot ne nuk duhet të vëmë në dukje minuset e mëdha që do të kemi përpara, pasi ato dihen, por se duhet të festojmë sot në mënyrë të maturuar, pa entuziazëm pasi sapo ka filluar një rrugë shumë e gjatë.

Sipas tij, këtej e tutje çështja do të ketë natyrë teknike në mos 100%, në masën 90%.

Nuk do të lënë teknokratët e Brukselit, do na kalojnë si atë fillin në gjilpërë për çdo standard. Këtej e tutje duhet të përgatisim një ekip teknik sa më profesional, sa më mirë.

Zëvendës ministrat janë njerëz politikë sot janë, nesër nuk janë dhe duke qenë se do jetë një proces i gjatë teknik, duhen ekspertë të mirëfilltë që cilado qeveri të vijnë në pushtet, këta ekspertë duhet të jenë të paprekshëm.

Zv.ministrat sot janë nesër nuk janë dhe procesi nuk lihet në mes. Nëse ekspertët dhe ata që negociojnë do zëvendësohen herë pas here, sa të mësojë eksperti, na ka ikur treni. Sot do të doja të shihja ekspertë, ndonëse sot ishte ana ceremoniale. Po këtej e tutje nuk duhen zv.ministra, por ata që do i vënë shpatullat procesit.

Atje duhet të ishte sot një përfaqësues i opozitës, jo i opozitës politike, por nga pikëpamja institucionale, duhej kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, jo se është anëtare e Partisë Demokratike, por thjesht se me kapacitetin e saj si kryetare e një institucioni parlamentar që e ka pasur në fokus çështjen e problematikës së integrimit të Shqipërisë, indirekt përfaqësohej dhe opozita në atë takim që u bë.

Procesi do të jetë i gjatë dhe duke qenë i gjatë ka dy rreziqe që politika mund të mos i kushtojë vëmendjen se e mori frytin politik që donte. Se hapja llogaritet dhe vazhdimi i negociatave ka rrezik të mbetet si ai qyrku që nuk merrte përsipër njeri ta vishte, se janë kapituj teknik deri sa të mbarojë.

Në rastin më optimist Shqipëria mund të anëtarësohet në BE në 2033 siç është folur, përsëri thuhet kemi 10 vjet përpara, por këto 10 vjeçarët na kanë ikur shumë shpejt.

Njerëzit duhet të bëhen të ndërgjegjshëm se do jetë një proces i gjatë, me shumë përgjegjësi dhe se do të ketë shumë sukses, ku standardet do të plotësohen deri në një.

Teknokratët e Brukselit nuk duan të dinë se kush është në qeveri apo Kryeministër, por se duan të shohin standardet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy