Ka mbërritur në Siberi i ftohti ekstrem duke shënuar temperaturat që kanë rënë deri në – 30 grade celcius.
Teksa qytetarët janë rikthyer pas pushimeve të zgjatura dimërore për festat e fundvitit janë përballur me një të ftohtë të acartë dhe me erëra të forta. Të pyetur banorët për situatat në të cilën ndodhen për shkak të temperaturave të ulta disa janë shprehur se nuk kanë qënë të përgatitur për këtë të ftohtë.
Shefi i Njësisë Emergjente Shëndetësore ka deklaruar se së fundmi ka patur një rritje të personave të ftohur apo edhe me trauma post të ftohtit. Deri tani ndodhen nën kujdesin e mjekëve mbi 20 persona. Ndërkaq ju ka bërë thirrje banorëve të vishen sa më trashë dhe të evidentojnë daljet e tepërta jashtë.
Ekspertët e shërbimit meteorologjik thanë se i ftohti, dhe ky acar do të zgjasë edhe javët në vijim.



