Kosova i merr seriozisht paralajmërimet e EUROPOL-it për kërcënime në Ballkan

Kosova i merr seriozisht paralajmërimet e EUROPOL-it për kërcënime në Ballkan

Autoritetet në Kosovë thonë se i marrin me shumë seriozitet të gjitha paralajmërimet që vijnë nga mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë për rrezikun nga sulmet terroriste në Ballkanin Perëndimor.

Në bazë të një raporti të fundit të policisë evropiane - EUROPOL, thuhet se “konflikti në Siri ka pasur një jehonë të madhe në Ballkanin Perëndimor, përfshi Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë”.

Që nga kriza në Lindjen e Mesme, mbi 800 persona, të njohur ndryshe edhe si “luftëtarë të huaj”, thuhet se kanë udhëtuar nga Ballkani Perëndimor deri në Siri për t'iu bashkuar konfliktit të armatosur.

Raporti e vlerëson si sfidues edhe kthimin e luftwtarwve tw huaj në vendet e origjinës, duke i parë ata si potencial rreziku për rajonin.

Zëvendësministri në largim i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova nuk bën përjashtim nga asnjë vend i rajonit dhe i botës dhe se nuk mund të ndihet komod përball një kërcënimi serioz global, të grupit të vetëquajtur Shteti Islamik.

“Karshi këtyre kërcënimeve dhe pretendimeve të tyre për sulme ne kemi marrë masat, jemi përgatitur në nivelin më të mirë të mundshëm dhe fatmirësisht kemi arritur të evitojmë disa raste që tanimë janë të njohura”.

“Në këtë kontekst, gatishmëria është rritur sidomos pas sinjalit të fundit nga EUROPOL-i që mund të jetë e rrezikuar edhe Kosova në mesin e shteteve të tjera”, tha Hoxha.

Megjithatë, Hoxha shton se nuk ka ndonjë indikator shumë serioz brenda infrastrukturës së mekanizmave të sigurisë që mund Kosova të ballafaqohet me një sulm të tillë.

Raporti i EUROPOL, ndër të tjera, ka vënë në pah se në disa pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, “ideologjia radikale islamike ishte promovuar nga predikuesit radikalë ose udhëheqësit e disa grupeve salafiste, duke sfiduar dhe dominuar kultivimin e islamit të moderuar tradicional”.

Kur është në pyetje Kosova, ajo përfshihet në raport bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke i konsideruar si “pikat e nxehta për radikalizëm, rekrutim dhe aktivitete lehtësuese për luftëtarët e huaj me destinacion Sirinë”.

Ndërkohë, njohës të fushës së sigurisë në Kosovë thonë se mekanizmat e sigurisë në vend do të duhet t’i marrin seriozisht sinjalet e tilla që vinë nga organizatat ndërkombëtare të policisë. / REL / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy