Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të kushtëzojë në territorin shqiptar, mot të qëndrueshëm. Kështu, kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese në të gjithë vendin.

Situatë e cila do të vijojë deri pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Parashikohet që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke bërë që në zonat e ulëta termometri të ngjitet deri në 31 gradë C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy