"Lista Serbe nuk ka autorizim që ta votojë Demarkacionin"

"Lista Serbe nuk ka autorizim që ta votojë Demarkacionin"

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviç, ka deklaruar sot, se Lista Serbe nuk duhet të votojë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, pasi sipas saj, deputetët serb në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë autorizim prej askujt për ta mbështetur demarkacionin.

Sipas Trajkoviq, “hyrja e Listës Serbe në në projektin e demarkacionit në thelb do të thotë legalizim i Kosovës si vend kufitar me Malin e Zi si dhe anulimin e shtetit të Serbisë në këtë kufi”, raporton "Telegrafi".

Ajo beson se përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të marrin një vendim të tillë.

“Nga deputetët e Listës Serbe askush nuk është i autorizuar të merret me çështje shtetërore, ata nuk duhet të merren me të, për shkak se ata për fat të keq nuk dinë asgjë për çështjet e mbijetesës së serbëve në Kosovë. Në këtë kontekst, unë nuk pres nga Lista Serbe për të votuar dhe për të pranuar përgjegjësinë, për demarkacionin”, tha Trajkoviç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy