
111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, do të festohet sot nga Shqipëria e diaspora.
Kësisoj, për herë të parë në Tiranë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.
Angjelina Nika, koreografe e kësaj parade në New Your, në studion e programit të mëngjesit foli sot për organizimin e paradës dhe faktit që për herë të parë ajo u soll në Tiranë.
Ne kemi ardhur me një qëllim të mire. Paradën më të madhe të New Yourkut që ne e organizojmë për 15 vite radhazi, po e sjellim për herë të parë në Shqipëri, në Tiranë.
Kemi ardhur 70 veta nga Amerika, valltarë të trojeve shqiptare që do të performojmë këtu.
Ne jemi mësuar me këtë organizim dhe këtë radhë e kishim të lehtë sepse na ndihmoi qeveria ta organizonim këtu. Nëse ne nuk e bëjmë këtë organizim, do të asimilohen shqiptarët në SHBA, prandaj e organizojmë që ata të mos i harrojnë rrënjët e veta.
Nga ana e saj 15 vjeçarja Dea, valltare në këtë paradë, shprehet e gëzuar që ne vendin e rrënjëve të saj, do të performojë këtë radhë në Tiranë, përmes kësaj parade.
Prindërit i kam të dy këngëtarë dhe gjithë jetës më kanë mësuar të jem patriote, të flas e këndoj shqip.
Jam e lumtur, që do vij këtu në Paradë. Do të performojmë valle shqiptar, jam e kënaqur që këtu e kemi bartur paradën shqiptare.
Angjelina na ka mësuar vallet shqiptare dhe do të kërcejmë, veshur me kostumet tradicionale.



