Deputetja socialiste Blerina Gjylameti e cila garon në listë të hapur në qarkun e Tiranës, deklaroi se nuk e priste që të ishte në listë të mbyllur dhe nuk i erdhi si surprizë një pozicionim i tillë.
Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se numri i mandateve nuk është qëllim në vetvete, por se rëndësi ka angazhimi për të marrë mandatin e katërt.
Sipas saj, Tirana ka qenë gjithmonë lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste, jo vetëm prej numrit të madh të votuesve, por edhe lokomotiva e ndryshimit të Shqipërisë, dhe se të synosh sot në Tiranë 20 mandate, është një objektiv i realizueshëm.
Gjylameti shtoi se nëse të tjerët do vijnë me premtime se çfarë duhet të bëjnë, Partia Socialiste është me llogaridhënie se çfarë ka bërë dhe se çfarë do të duhet të bëjë.
Ne do të duhet të jemi shumë mirënjohës për faktin e një mandati, nuk kam pritur kurrë të isha në listë të mbyllur, nuk e kisha surprizë. Nuk e kam vetëm sfidë me vetveten.
Me formacionin politik bashkohet për vlerat që përcjell dhe kontributin që do të japë në shoqëri.
Jam rritur në Patinë Socialiste, duke nisur nga pozicionet më të thjeshta, anëtare komisioni votimi, vëzhguese, numëruese dhe paralelisht kam zhvilluar dhe jetën time personale si pedagoge.
Në Partinë Socialiste kam hyrë për të dhënë kontributin tim. Unë kam qenë e 22-ta në listën e Tiranës në 2013, por kam punuar sikur të isha e para e listës së Tiranës.
Unë kam patur mundësinë dhe përgjegjësinë e madhe për të qenë në disa pozicione edhe pse isha shumë e re në PS, mendoj se të njëjtën gjë meriton dhe gjithkush tjetër pas tre mandatesh, ndaj e cilësoi si zgjedhjen e duhur që ne që kemi më shumë mandate të provojmë veten personalisht se si mund të kemi mbështetjen te njerëzit.
Unë kam përfituar nga marka e PS në 12 vite, tani kam radhën të shoh se si kontributi im i vlen PS.
Ndërsa për mungesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në fushatën e Tiranës, Gjylameti deklaroi se në aspektin njerëzor nuk është kënaqësi për askënd jo më për ata që ka patur dhe ke në krahun tënd si bashkëudhëtarë politik.
Uroj që Erioni t’ia dalë në të drejtën e tij. Në aspektin partiak, Partia Socialiste është një formacion shumë i madh që mënyra se si ne funksionojmë, edhe ato boshllëqe që mund të jenë krijuar në Tiranë, sot janë të zëvendësuara nga të gjithë anëtarët e tjerë.
Partia Socialiste është një formacion politik shumë i madh. Edhe kjo listë, edhe formacioni i partisë është i tillë.



