Macron: Franca mund të njohë shtetin palestinez në qershor

Macron: Franca mund të njohë shtetin palestinez në qershor

Franca mund të njohë shtetin palestinez në qershor, gjatë konferencës ndërkombëtare të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite në Nju Jork.

Kështu tha presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për France 5.

“Nuk do ta bëj për të kënaqur këtë apo atë person, por sepse është e drejtë”, tha ai.

“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm”, tha Macron, duke shtuar se objektivi është të kryesojnë këtë konferencë në qershor, së bashku me Arabinë Saudite, ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke.

Ministri i Jashtëm palestinez përshëndeti njoftimin, duke e quajtur atë një hap në drejtimin e duhur, në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy