Autoritetet shëndetësore në Cantabria, në veri të Spanjës, kanë diagnostikuar rastin e parë të lisë së majmunit në vend tek një i ri i trajtuar të premten në një dhomë urgjence, i cili kishte shenja të pajtueshme me Mpox.
Tashmë djali ndodhet i shtruar në spital në gjendje të mirë shëndetësore për arsye trajtimi në izolim spitalor.
Sipas analizave laboratorike të kryera, pacienti është i prekur nga virusi Mpox në variantin e Afrikës Perëndimore, i cili nuk është ai i zbuluar në Suedi dhe Pakistan dhe që bëri që Organizatës Botërore të Shëndetësisë të shpallte një emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar.



