Një incident shqetësues ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ku persona ende të paidentifikuar i vunë flakën një masivi me goma të përdorura dhe objekte të vjetra.
Si pasojë, zona u mbulua nga re të dendura tymi, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim te banorët përreth.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, duke izoluar flakët dhe neutralizuar rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.



