
Izraeli ndjek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tërhiqet nga Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Në një postim në X, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar, shkruan se mirëpret vendimin e Presidentit Donald Trump për të mos marrë pjesë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Izraeli bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të marrë pjesë në Këshill.
Tradicionalisht, UNHRC-ja ka mbrojtur shkelësit e të drejtave të njeriut duke i lejuar ata të fshihen nga shqyrtimi, duke demonizuar në mënyrë obsesive të vetmen demokraci të Lindjes së Mesme: Izraelin.
Ky organ është përqendruar në sulmin e një vendi demokratik dhe propagandimin e antisemitizmit, në vend të promovimit të të drejtave të njeriut.
Diskriminimi kundër nesh është i qartë.
Në Këshill, Izraeli është i vetmi vend me një pikë të rendit të ditës që i kushtohet ekskluzivisht atij.
Izraeli nuk do ta pranojë më këtë diskriminim!



