Protestat në Rusi kundër arrestimit të liderit opozitar Navalny, dhjetra të arrestuar (VIDEO)

Protestat në Rusi kundër arrestimit të liderit opozitar Navalny, dhjetra të arrestuar (VIDEO)

Dhjetëra qytetarë janë arrestuar, ndërsa policia përpiqet të ndalojë protestat mbarëkombëtare në Rusi në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny.

 Policia po përpiqet të shkatërrojë gjithashtu grupe të mbështetësve të tij të cilë po protestojnë në Moskë. 

Mediat ruse bëjnë me dije se protestuesëve në Moskë iu është bashkuar edhe bashkëshortja e Navalny-t, Yulia.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në tubime në Lindjen e Largët të Rusisë, ku bëhet fjalë për të pakën 200 të arrestuar. 

Ishte vet Navalny, kritiku më i  Presidentit Vladimir Putin, i cili bëri thirrje për protesta pas arrestimit të tij fundjavën e kaluar.

Lideri i opozitës ruse Navalny u arrestua të Dielën e kaluar pas udhëtimit të tij nga Berlini në Moskë ku po merrte trajtimin mjeksor të nevojshëm pas një helmimit  gushtin e kaluar.

Kur u kthye, autoritetet ruse e futën menjëherë në paraburgim dhe u shpall fajtor për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy