Ka kaluar një muaj që kur talebanët i ndaluan vajzat nga shkollat e mesme në pjesën më të madhe të Afganistanit.
Ky është i vetmi vend në botë që ndalon gjysmën e popullsisë së tij të arsimohet. Gratë, përveç atyre në sektorin e shëndetit publik, nuk janë lejuar të kthehen ende në punë.
Talebanët morën pushtetin në Afganistan dy javë para se Shtetet e Bashkuara të përfundonin tërheqjen e trupave pas një lufte 20 vjeçare tejet të kushtueshme.
Fushata e kryengritësve u përhap në të gjithë vendin, duke marrë të gjitha qytetet kryesore brenda pak ditësh, ndërsa forcat afgane të stërvitura dhe të pajisura me armatime nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj u shpërbënë. Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi dhe talebanët u futën në kryeqytetin Kabul.
Qeveria talibane me interpretimin e saj ndryshe të Islamit, nuk lejon vajzat afgane të mësojnë si më parë në shkollat e mesme, as në kryeqytetin Kabul. Në vend tashmë mbizotëron frika se të drejtat e grave të cilat mund të shkelën nga talibanët dhe ato të mbeten në errësirë.



