Eksperti i IT-së, Shahin Dokuzi thotë se ndërhyrja në sistemet dixhitale të Komisionit të Prokurimeve Publike, është shumë e thjeshtë, pasi ai që ndërton sistemin ka akses total.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se të dhënat e të gjithëve janë publike dhe kanë dalë nga AKSHI, ndërsa vijoi se nxjerrja e tyre mund të përdoret për shantazh.
Dokuzi shtoi se përgjegjës i drejtpërdrejtë për funksionimin e eAlbania është AKSHI.
Ndërhyrja në sistemin e KPP është shumë e thjeshtë. Ai që ndërton sistemin ka akses total dhe mund t’i përdorë si të dojë, nuk e ndalon dot. Kompania që përmban këto softëare kanë çdo akses, mund të bëjnë çdo ndërhyrje. Kushdo që mirëmban sistemin, e ka shumë të thjeshtë. Komisioni hetimor nuk ka pse të ngrihet, mund të hetojë sistemet e sigurisë në institucionet shtetërore.
Duhet të hetojë për mbrojtjen e të dhënave qytetarëve. Se teknikisht mund të marrin të dhënat e gishtave të mi, mund të përdoren. Të dhënat e të gjithëve janë publike, ato të dhënat nuk kanë si të dalin përveçse nga AKSHI që është institucioni që i mban këto të dhëna. Përveçse nuk mbajmë përgjegjësi nuk pranojmë dhe të hetohemi. Normalisht që nga AKSHI ka dalë nuk i ka kush tjetër të dhënat e shqiptarëve. Është fakt. Nxjerrja e të dhënave mund të përdoret për shantazh.
Te AKSHI janë kapur në vjedhje. Përgjegjës për eAlbania është AKSHI. Për funksionimin e eAlbania përgjegjës është drejtpërdrejt AKSHI. Çdo gjë që unë dua të nxjerr si dokument kalon përmes AKSHI-t, se ne futemi te eAlbania. Nëse e merrnim thjesht se sistemi nuk punon, ka ardhur koha ta marrim seriozisht.
Se nëse unë duhet ta pres faturën për pesë ditë, nëse faqja nuk punon, mua nuk ma pranon më. Ndaj dhe shteti duhet të dëmshpërblejë. Ka organizata që po hedhin në gjyq AKSHI-n. Nëse mua më bëhet dëm, duhet ta hedh në gjyq direkt AKSHI-n.
Hakerimi i të dhënave mund të bëhet nga kushdo. Zëre se na sulmojnë iranianët, AKSHI nuk duhet të rrijë kaq pasiv, duhet të japë një raport, se nga hynë. Shqipëria të dhënat e gjykatave i ka në dorë, të subjekteve që kanë precedentë penalë. Të dhënat tona i kemi prapë në dorë të këtyre. Ne kemi raporte që të dhënat tona i përdorin grupe të strukturuara.



