Tre kryebashkiakë të shkarkuar kanë paditur Ramën në gjykatë/ “FactCheck” zbardh vendimet, çfarë vendosi drejtësia (VIDEO)

Tre kryebashkiakë të shkarkuar kanë paditur Ramën në gjykatë/ “FactCheck” zbardh vendimet, çfarë vendosi drejtësia (VIDEO)

Nga katër kryebashkiakë të shkarkuar nga detyra me vendim qeverie, vetëm një prej tyre ka mundur të fitojë pjesërisht. “FactCheck” zbardh vendimet e Gjykatës Kushtetuese ku rezulton se Zef Hila ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës sipas gjykatës është shkarkuar në shkelje të ligjit, pasi i është mohuar e drejta për tu dëgjuar.

“FactCheck” sjell një kronologji të padive dhe gjykimeve kushtetuese lidhur me vendimmarrjet e qeverisë për të shkarkuar kryetar bashkie në detyrë.

Nga katër të shkarkuarit nisur nga vitit 2016, tre prej tyre i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese ndërsa i katërti i shkarkuar pak muaj më parë Lefter Alla ende s’ka bërë padi.

Shukri Xhelili do të depozitonte i pari padi duke kërkuar zhbërjen e vendimit të qeverisë që i hoqi atij mandatin e fituar me vota.

Me vendimin numër 67 datë 11 nëntor të vitit 2016 Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e pranojë animimin e Xhelilit duke lënë në fuqi shkarkimin e tij.

Por cili ishte argumenti që rrëzoi Shukri Xhelilin në Kushtetuese?

“Gjykata vlerëson se veprimet e kryera nga kërkuesi kanë cenuar rëndë figurën e zyrtarit publik, misionin e qeverisjes vendore, kompetencat e kryetarit të bashkisë, si dhe vijnë në kundërshtim me nenin 32 të Kodit të Punës, në të cilin parashikohet se punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit. Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin e punëmarrësit. Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë”.

Edhe pse ende s’kishte një vendim fajësie nga drejtësia për Xhelilin afera në të cilën ai u përfshi u cilësua një shkelje e rëndë e kodit të punës gjatë ushtrimit të detyrës.

Rasti i dytë që trokiti në dyert e Gjykatës Kushtetuese duke i dhënë të drejtë ankuesit ishte ai i Zef Hilës, asokohe kryebashkiak në Bashkinë Vau i Dejës.

Me vendimin numër 25 datë 25 Maj 2021 Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë padinë e Hilës. Në argumentin Juridik kushtetuesja tha se “në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”.

I treti që depozitoi një padi ishte Fatos Tushe ish-kryebashkiaku i Lushnjes. Ndryshe nga Xhelili dhe Hila të cilët i shkuan deri në fund procesit me vendimmarrje ai u tërhoq duke mos marrë një vendim nga gjykata.

Më datë 21 dhjetor 2021 Gjykata njoftoi se kishte pushuar gjykimin pasi vetë ankuese Fatos Tushe kishte hequr dorë “Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga kërkuesi me objekt heqjen dorë nga shqyrtimi i ankimit të paraqitur prej tij, VENDOSI: Pushimin e gjykimit të çështjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy