Pas largimit nga komisioni për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashki ka deklaruar se pa votim dhe numërim elektronik nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Deputeti demokrat e cileson si vrasje te Reformes Zgjedhore votimin në Komisionin e Posaçëm kundër votimit elektronik.
Bashkekryetari demokrat i komisionit, Bylykbashi tha se maxhoranca sot i futi plumbin ballit reformes.
“Me veton e sotme PS ka vrarë reformën zgjedhore. Votimi elektronik dhe numërimi elektronik është thelb, nuk është kusht. Veto e sotme është historike, vritet reforma. Pa këtë nuk mund të ketë më tej reformë zgjedhore. Ka çështje të tjera si dekriminalizimi apo financimi i partive, por të gjitha këto mbeten një farsë apo zbukurime në Kodin Zgjedhor. Sot iu fut plumbi ballit reformës. Pa këtë votim, nuk mund të ketë zgjedhje”, tha Bylykbashi.



