Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padi në Prokurori për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit: Akt-ekspertimi i 2018 është i falsifikuar (VIDEO)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padi në Prokurori për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit: Akt-ekspertimi i 2018 është i falsifikuar (VIDEO)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur një padi në Prokurorinë e Tiranës për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit.

AMT ka kallëzuar në prokurori për "Shpërdorim detyre", Artur Hasantare, Olsi Nunajn dhe arkitekten Elbarina Kola.

Mësohet se padia është depozituar sot në Prokurinë e Tiranës.

Aktorët pretendojnë se akt-ekspertimi i 2018 është i falsifikuar, dhe kanë ndryshuar firmat e tre inxhiniereve te cilët kanë firmosur akt-Ekspertimin nuk kanë patur licensë.

Pas vendimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, ku u mor vendimi për shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri, ky është hapi i radhës që ka marrë Aleanca, pasi kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu po ditën e sotme në 12:30, aleanca ka paralajmëruar se do të zhvendoset përpara ministrisë së Kulturës, ku disa prej tyre do të vendosin disa pankarta kundër kryeministrit Edi Rama.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy