Vasili: Jam i surprizuar nga neni 13 i SPAK

Vasili: Jam i surprizuar nga neni 13 i SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur në lidhje me shqetësimin e shoqatave të gazetarëve për nenin 13 të ligjit të SPAK-ut.  “Së pari, për të qenë korrekt edhe me ju edhe me opinionin publik, në draftin e kaluar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, të ligjit për SPAKU-un, një paragraf i tillë nuk ka ekzistuar. Unë vërtet jam surprizuar kur e kam parë një nen të tillë të shtuar, pasi ne aty e shqyrtuam gjerësisht ligjin dhe nuk ka pas asnjë përcaktim i tillë, bile nuk është ngritur as ndonjë shqetësim i tillë për të pasur përcaktime të tilla”, - u shpreh Kryetari i Grupit të LSI-së, Vasili gjatw njw interviste pwr TV Klan.

“Sigurisht që koncepti im i pandryshuar, po kuptohet edhe në mënyrë shumë të qartë edhe koncepti i LSI-së, është ky: Është e papranueshme që në demokraci, në një sistem demokratik, të ketë institucione të pakritikueshme dhe në këtë mënyrë, sigurisht edhe thelbi i këtij përcaktimi, qartazi bie ndesh me këtë princip mbi të cilin demokracia ekziston dhe për të cilin është ngritur, ndaj dhe si i tillë vazhdoj ta ripërsëris, është një përcaktim i papranueshëm”, - theksoi Vasili.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së nënvizoi se ligji duhet të pastrohet nga përcaktime të tilla, të cilat kufizojnë të drejtën e kritikës dhe lirinë e medias.

“Qëndrimi ynë është që një përcaktim i tillë është i papranueshëm ndaj dhe si i tillë nuk duhet të jetë në ligj. Pra ligji duhet të pastrohet nga përcaktime të tilla të cilat kufizojnë të drejtën e kritikës, kufizojnë lirinë e medias dhe njëkohësisht atë princip të kontrollit edhe që shoqëria civile apo media ka në kuptimin më të mirë të fjalës, ta vazhdoj të ekzistoj sepse kjo e shëndosh demokracinë dhe nuk e sëmur atë”, - deklaroi Petrit Vasili në prononcimin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy