Zhdukja e dy motrave binjake në Tiranë, dëshmia e shoqes: Dëgjova se do të shkonin…

Zhdukja e dy motrave binjake në Tiranë, dëshmia e shoqes: Dëgjova se do të shkonin…

Zhdukja pa lënë gjurmë e dy motrave binjake 16-vjeçare, ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës. Kanë qenë familjarët e vajzave me iniciale A.O., dhe E.P., konkretisht babai dhe i vëllai, shtetasit me inicialet B.O., 44 vjeç dhe M.P., 23 vjeç, që kanë bërë denoncimin dje në komisariatin nr.5.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që adoleshentet mund të jenë nisur drejt Kosovës. Kjo bazuar edhe tek dëshmia e një nga shoqeve të vajzave, e cila i kishte dëgjuar ato një ditë teksa flisnin për një udhëtim të mundshëm drejt Kosovës. Ndërkohë, familjarët shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre se vajzat mund të bien pre e ndonjë trafikimi.

Pas denoncimit të familjarëve, Policia kërkoi informacione nga Policia Kufitare e Kukësit, për të parë nëse vajzat kishin udhëtuar drejt Kosovës. Ndërkohë, burimet pohojnë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, vajzat nuk rezultojnë të kenë kaluar kufirin. Sakaq, vijojnë hetimet për gjetjen e vajzave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy