Borrell pas takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s: Do të vazhdojmë të garantojmë stabilitet dhe siguri në veriun e Kosovës

Borrell pas takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s: Do të vazhdojmë të garantojmë stabilitet dhe siguri në veriun e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se BE-ja dhe NATO do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet dhe siguri në veri të Kosovës.

Duke folur për mediat, Borrell tha se stabiliteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme e shteteve që janë pjesë përbërëse është shumë e rëndësishme për Unionin.

Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian, shumë anëtarë të bllokut janë të angazhuar për stabilitet në këtë rajon dhe shumë shtete të këtij rajoni janë kandidate. Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne. Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy