Shefi i kabinetit në Partinë e Lirisë, Eriol Braimllari, për denoncimet e reja nga Monika Kryemadhi lidhur me aferën e inceneratorëve, deklaroi se partia që ai përfaqëson pasi ka evidentuar gjithë shkeljet e kontratës koncesionare për inceneratorin e Tiranës, pas zbulimit të evazionit fiskal, një ditë më parë u dha me pamje se çfarë ndodh vërtetë në inceneratorin e Tiranës.
Nga studio e MCN Live, Braimllari deklaroi se pagesat që vazhdojnë nga taksat e qytetarëve për inceneratorin e Tiranës janë para të humbura se nuk e dihet se ku shkojnë.
Në gjashtë muaj Partia e Lirisë ka bërë investigim të përditshëm se çfarë ndodh me menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Tiranës.
Janë pamje autentike me dron se çfarë ndodh me mbetjet, si merren, shkojnë në vendin e inceneratorit të Tiranës, peshohen dhe vetëm groposen.
Jemi në vitin e shtatë të zbatimit të kësaj kontrate, ka kaluar 1/3 e kohës dhe ndodh ekzaktësisht e njëjta gjë që bëhej dhe më parë.
Ka rënë e gjithë politika e menaxhimit të mbetjeve që qeveria iu ka shitur shqiptarëve. Është politikë e pastër e vjedhjes.
Interesi ynë për aferën e inceneratorëve është që t’i shkohet deri në fund dhe pa kursyer asnjë njeri.
Deklaratat e Edi Ramës dhe Erion Veliaj në komisionin hetimor parlamentar, thonë se aty bëhet përpunim mbetjesh.
Kjo ka qenë vepër penale e strukturuar mes tyre, ku janë të përfshira të gjitha institucionet, që nga Kryeministria e deri te bashkia. Shkelje tjetër e evidentuar është se si Rama dhe Veliaj kanë gënjyer në betim nën komisionin hetimor, shto këtu shkeljet e bëra për menaxhimin e kontratës.
Nuk kemi pritshmëri nga SPAK, pasi është i vonuar në hetime. Minimalja që duhet të ishte bërë është pezullimi i kontratës.
Se në këtë kohë ndodh vetëm groposja, që është i njëjti proces që bëhej dhe para kontratës.
Për ne ka rëndësi vetëm që qytetarët të marrin të vërtetën ashtu siç është. Ushtria e propagandës së Kryeministrit e ka shitur si politikë të menaxhimit të mbetjeve në mënyrë ekselente.
Lidhur me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, shtoi se edhe në këto vite që socialistët kanë pasur si qeverinë edhe bashkinë në një dorë, nuk kanë bërë asgjë tjetër, përveçse kanë abuzuar me pushtetin.
Mendoj se në kuadrin e gjithë fushatës elektorale, goditja më e madhe që Veliaj ka për fushatën është vetvetja, se ka ardhur me premtime të tjera, ka propaganduar një Tiranë tjetër dhe ka bërë një Tiranë komplet ndryshe, se Tirana në këto vite është fokusuar vetëm në ngritjen e pallateve pafund.
Edhe këto vite që kanë pasur si qeverinë si bashkinë në një dorë, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë. Zotit Këlliçi i uroj fitore se është një shans i mirë për Tiranën, për të rikthyer besimin që të ndërtojnë jetën në Tiranë.
Tiranën e fiton Këlliçi, patjetër pse mos ta fitojë. Qytetarët e Tiranës e urrejnë propagandën që po bëhet.
Për opozitën rëndësi është që të fitohen gjithë bashkitë e vendit.
Partia e Lirisë është parti e të rinjve dhe ne e mbështesim çdo lloj fryme të re, për ti dhënë një krah që t’i japë një vizion të ri Tiranës.
Sipas tij, Partia e Lirisë e ka shumë të qartë fokusin e saj dhe fokusi i vetëm është që qytetet e Shqipërisë të mos jenë peng i një dore të vetme.
Braimllari tha se Partia e Lirisë do të bashkëpunojë me këdo për të mirën e qytetit se në Këshillat Bashkiakë do të jemi shumë aktivë.
Një nga kushte kryesore që është dakordësuar është referendumi zoti Meta e ka artikuluar që ky do të jetë një instrument për të rikthyer të drejtën e votës, që qytetarët të përcaktojnë se këtu do të ndërtohet dhe këtu jo.
Ti japim një fuqi reale dhe qytetarit. Kemi nevojë për një ndryshim që t’i japim fund këtij shpopullimi.
Bashkëpunimet tona janë shumë institucionale me të gjithë kandidatët në të gjithë bashkitë e vendit, Partia e Lirisë mbështet gjithë kandidatët e dalë nga primaret. Ne synojmë një fitore të opozitës kudo.
Për ne është me rëndësi etike që të rikthejmë pluralizmin në pushtetin vendor dhe jemi angazhuar që Partia e Lirisë të ketë kandidatët më të mirë për këshillat bashkiak në të 61 bashkitë dhe të mbështesim të gjithë kandidatët e dalë nga primaret.



