Vrasja Elson Kalaverit në Itali, Rusta: Arrestohen 5 persona, dy shqiptarë dhe tre italian (VIDEO)

Vrasja Elson Kalaverit në Itali, Rusta: Arrestohen 5 persona, dy shqiptarë dhe tre italian (VIDEO)

Policia italiane këtë të premte ka vënë në pranga 5 persona të cilët dyshohet se janë dhe autorët e vrasjes së Elson Kalaverit më 18 gusht 2022 në Castelnuovo Val di Cecina.

Gazetari Arsen Rusta për ‘MCN Live’ bëri me dije ndalimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Kanuni”, pasi sipas tij edhe vrasja ka ndodhur si pasojë e një riti zakonor shqiptar për të marrë gjakun e të afërmve.

Dyshohet se porositësi i kësaj vrasjeje ka angazhuar në zonën e Campania-s, një grup zjarri me kombësi italiane për të vrarë, Kalaverin i cili banonte në një fshat të vogël në provincën e Pizës.

Kujtojmë se Kalaveri është qëlluar brenda një makine e cila po drejtohej nga një person tjetër.

Pavarësisht ndihmës, shqiptari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë dy presona të cilët kanë arritur të largohen me një makinë me ngjyrë të errët.

Elson Kalaveri në vitin 2014 është konfliktuar me Genti Keçin, fqinjin i tij, pas një debati që lindi në lokalin e këtij te fundit.

Ata u përplasën para postës së policisë në Mamurras dhe Kalaveri qëlloi me pistoletë në kokë fqinjin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas arrestimit ai pohoi se aktin e kreu për vetëmbrojtje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy