Teksa SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj politikës dhe zyrtarëve, PD e drejtuar nga Lulzim Basha propozon ndryshime ligjore duke thënë se: Pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar, prokurorët e SPAK duhet të bëhen prokuror apeli ose drejtues në prokuroritë e rretheve.
Në faqen zyrtare të parlamentit është regjistruar tashmë projektligji i PD-s s Bashës të cilin ai e ka mbrojtur edhe publikisht.
Edhe pse ende s’ka asnjë datë diskutimi në komisione apo veprime proceduese mbi këtë draft ajo çka deri më tani ka ndodhur është materializimi i një kërkese të prokurorëve të SPAK në një dokument projektligj.
Propozimi i PD-s së Bashës fut për herë të parë sektorin e ndihmësve ligjorë nëpërmjet ndryshimit të nenit 17 të ligjit 95/2016
Në pikën 1 të nenit 17 pas gërmës e) shtohet gërma ë) me këtë përmbajtje: “ë) Sektori i Ndihmës Ligjore”
Ndalur tek kërkesa për mandatin e prokurorëve, Basha ka propozuar një ndryshim i cili nuk i jep përgjigje kërkesës për rikandidim por detyron qeverisjen e prokurorëve KLP ti emëroj ata pa ju ulur pagën dhe me statusin e prokurorit të apelit.
Ja se çfarë thotë neni 2 dhe ndryshimi i propozuar në pikën 4:
Në përfundim të mandatit të prokurorit të posaçëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, brenda tre muajve, e emëron atë pa konkurrim në Prokurorinë e Përgjithshme, në prokurorinë e Apelit, ose me kërkesë të prokurorit në pozicionin e drejtuesit të prokurorisë së rrethit. Prokurori i posaçëm ruan të njëjtin nivel page edhe pas përfundimit të mandatit”.



