
Situata mes Palestinës dhe Xhihadit Islamik ka qenë teje delikate, ku tashmë kanë arritur në luftë kundër njëri-tjetrit.
Si shkak i këtyre trazirave kanë mbetur të vdekur plot 26 njerëz, ku mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Palestinezët nuk kanë reshtur së hedhuri raketa kundër banorëve Izraelitë duke lënë të plagosur me qindra njerëz, të cilët tashmë të frikësuar nga ky terror po detyrohen të fshihen nëpër tunele dhe bunkerë.
Armëpushimi nuk është arritur e për këtë arsye ndodhën këto vrasje masive dhe lëndime në shumë njerëz.
Janë lëshuar rreth 400 raketa drejt Izraelit, 5% të atyre që ka në dispozicion.
Udhëheqësit e Xhihadit nuk kanë pranuar të bëjnë një armëpushim, duke deklaruar se Izraelit do t’i duhet të paguajë për ekzekutimin e liderit të saj ushtarak Baha Abu al-Ata.



