Osmani: Mes java shoqërohet me reshje shiu. Nëntori muaj i lagësht, por me temperatura të larta (VIDEO)

Osmani: Mes java shoqërohet me reshje shiu. Nëntori muaj i lagësht, por me temperatura të larta (VIDEO)

Sinoptikani Akil Osmani në një lidhje skype me MCN Informacion ka folur për parashikimin e motit në ditët në vijim dhe për të gjithë muajin nën tor ku u shpreh se gjatë këtij muaji do të na shoqërojnë ditët e lagështa dhe temperaturat e ngrohta.

Ai tha se vranësira më të shpeshta do të kemi në zonat jugore pjesë e vendit e cila do të shoqërohet dhe me reshje shiu të pakta, ndërsa gjatë fundjavës priten reshje të dendura të shiut dhe madje dhe dëbore në zonat e thella.

Sipas tij në verilindje pritet të kemi temperatura të ulëta, ndërsa mes java do e shoqërojë të gjithë territorin e vendit me reshje shiu.

Kemi pasur shpeshtim të vranësirave dhe zonat jugore do kenë reshje të izoluara. Në orët e vona të së martës do ketë vranësira në të gjithë territorin që do sjellin dhe reshje shiu më të dukshme në zonat jugore. Edhe atë enjten kemi prezentë vranësirat që do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin, ndërsa në zonat e thella malore mund të kemi dhe flokët e para të dëborës.

Gjithashtu është regjistruar dhe një rënie e lehtë e temperaturave disa gradë nën vlerat normale që kemi pasur deri tani.

Nga mes java territori preket nga vranësira dhe reshje, por jugu mund të përballet me rrebeshe shiu ku më prezentë do jenë në Vlorë, Sarandë, Berat ndërsa pjesa tjetër ka reshje më të pakta. Pra gjatë muaji nëntor pritet të na shoqërojë moti i lagësht me reshje shiu, por me temperatura të ngrohta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy