Pasaportë europiane në 2030? Zyka: Ëndërr e një nate vere! Në fokus të BE riarmatimi, jo zgjerimi

Pasaportë europiane në 2030? Zyka: Ëndërr e një nate vere! Në fokus të BE riarmatimi, jo zgjerimi

Gazetarja dhe studiuesja Erisa Zyka, e cila jeton në Bruksel, e konsideroi “ëndrrën e një nate vere” që nuk ka lidhje me realitetin në Bruksel, premtimin e kryeministrit Rama për pasaportë europiane në 2030-ën.

Duke folur në emisionin "Zonë e Lirë" Zyka vuri në dukje se mbrojtja ka kaluar në prioritetin kryesor të Europës, dhe jo zgjerimi.

Po ashtu ajo theksoi se janë ngjitur populistët e djathtë dhe euroskeptikë në gjithë kontinentin. 

Është si një ëndërr e një nate vere, që thua ‘wow’ sa bukur do ishte që në 2029-ën dhe 2030-ën shqiptarët të kishin pasaportë europiane, por s’i korrespondon asnjë realiteti në Bruksel, në BE.

Për 3 arsye, ngjitja e populistëve të djathtë, euroskeptikë në gjithë Europën, në Holandë kemi Partinë e Lirisë me 5 ministra në pushtet, në Francë populistët euroskeptikë janë në vend të tretë, në Gjermani, forcë e dytë.

Këto populistë euroskeptikë të të djathtës janë kundër BE-së, kundër zgjerimit, kundër Euros dhe kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe NATO. Mbrojtja ka kaluar në prioritet kryesor. E kam fjalën për riarmatimin e gjithë Europës.

SHBA-të u thanë europianëve që është çështja juaj. Riarmatimi e shfokuson çështjen e zgjerimit. Procesi është shumë i gjatë. E pamundur që negociatat të përfundojnë në 2027-ën. Së treti për arsye të procesit, procesi është shumë i gjatë, është e pamundur që negociatat të përmbyllen në vitin 2027”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy