Mjekja urologë nga Tropoja Drilona Ndrevataj dhe bashkëshorti i saj italian, psikiatri Davide Bianchi, vijnë me një libër të përbashkët “Unë ti dhe seksi”, ku ndërthurin eksperiencat e tyre.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Drilona tregon se u shpërngul në Itali për të bërë specializimin në Genova në vitin 2015, pasi përfundoi studimin për Mjekësi në Shqipëri.
Ajo rrëfeu se largimi nga atdheu nuk është gjë e lehtë, por më pas me lidhjen me Daviden, shpërngulja u bë përfundimtare.
Ne jemi njohur në prill 2020, në pjesën më akute të Covid, i vetmi vend i hapur ishte lokali i spitalit. Kemi qenë të dy me maskë në takimin e parë dhe gjithë përqendrimi ishte te shikimi.
Kemi pasur një alkimi direkte. Pasi pimë kafe në lokal, shkëmbyem disa fjalë dhe e ftova të shikonte repartin tim. Erdhi diçka natyrale, nuk ka pasur një qëllim të mëtejshëm.
Kemi filluar të bëjmë një cheesecake që ka zgjatur tre ditë. Ne jemi martuar para një viti e gjysmë. Davide di të bëhet romantik, propozimin e ka bërë në një fshat të vogël në Veri të Italisë, në një fushë panoramike.
Kishte bërë gati unazën në një vjetorin e njohjes sonë. Më ka pëlqyer që në fillim qetësi e Davides dhe që di të dëgjojë shumë mirë, po ashtu qetësia nuk më pëlqen në disa raste.
Vendimi për librin ka ardhur që kur jemi njohur, filluam të flasim se sa bukur do ishte të bashkonim dy profesionet bashkë dhe të bashkonim kompetencat e mia si urologë dhe të Davides si psikiatër, për të mësuar në mënyrë të thjeshtë se si funksionojmë ne dhe sa e rëndësishëm është komunikimi në çift dhe tek adoleshentët, se në shumicën e rasteve adoleshentët lexojnë në internet dhe mendojnë se mjafton.
Jemi munduar të flasim në çfarëdolloj faze, se si është trupi ynë, se si hormonet ndikojnë dhe psikologjia.
Në versionin italian që po e përkthejmë dhe në shqip, kemi futur dhe disa raste klinike që sipas nesh janë shumë të rëndësishme.
Sjell si rast një adoleshente 17-vjeçare duke eksperimentuar seksualitetin e saj me një laps, lapsi përfundoi brenda fshikëzës së urinës dhe brenda saj nuk hiqet.
Nuk tregoi asgjë, por pas 5 vitesh është shfaqur në vizitë me komplikime të mëdha. Fatmirësisht mbas një operimi dhe mbështetje psikologjike çdo gjë ka shkuar mirë.
Ndaj them se në moshën e adoleshencës komunikimi ka rëndësi. Gjithmonë i ftoj që për një problem të vogël të flasin se mjafton komunikimi dhe gjithçka zgjidhet, si disfunksioni seksual i ankthit të performancës dhe ajo gjëja i bllokon.
Ndaj shpesh ka rëndësi të ndjehesh rehat dhe të zgjidhësh një problem që të bëhet serioz.
Në Shqipëri ka më shumë nevojë për edukimin seksual se në Itali ka vite që flitet për edukimin seksual.
Ndërsa Davide tregoi fillimet e njohjes me Drilonën dhe tha se sytë ishin shkëndija e parë mes tyre.
Drilona i di mirë gjërat që do, por është kokëfortë. Pëlqej familjaritetin e familjes së Drilonës, pasi në Itali ka humbur tashmë.



