Zhduket nga supermarketet uji i gazuar, shtrenjtimi i CO2 rrezikon edhe birrën industriale

Zhduket nga supermarketet uji i gazuar, shtrenjtimi i CO2 rrezikon edhe birrën industriale

Në Itali vazhdon vera e thatë edhe në drejtim të ujit të gazuar. Ndërsa në supermarkete shishet e ujit të gazuar po zhduken nga raftet, në to gjenden ujërat natyrale dhe ato të gazuara nga bimë që e prodhojnë vetë dioksidin e karbonit.

Sipas vlerësimeve të raportuara nga la Repubblica, mungesa në shpërndarjen në shkallë të gjerë është me një mijë miliardë litra.

Ne po përballemi me një periudhë kritike dhe nuk e dimë se kur do të përfundojë”, tha Samuele Pontisso, menaxher i grupit të ujit Goccia di Carnia.

Në rrezik janë edhe pijet e gazuara. Dhe së shpejti në krizë mund të hyjë sektori i birrës industriale, ai saldimit dhe implanteve mjekësore.

CO2 mungon, por pse? Mediat italiane shpjegojnë se procesi i prodhimit të gazit që formon flluskat është jashtëzakonisht intensiv dhe kërkon shumë energji. Dhe kjo gjë po ndjehet nga periudha e shtrenjtimit të karburanteve. Fabrika Yara International në Ferrara e ka ndjerë gjithashtu këtë problem, pasi shërbente si furnizuese në 30% të kompanive italiane me dioksid karboni.

Tregu është në trazira. Ne përpiqemi të marrim CO2 në çdo mënyrë dhe me çdo çmim. Rreziku është që e gjithë kjo të ketë pasoja në çmimet e shisheve me pakicë.

Nuk janë vetëm prodhuesit e ujit që vuajnë, por edhe ata të pijeve joalkoolike të gazuara. Soda e portokallit, cola, chinotto dhe një sërë pijesh të tjera nevojë për dioksid karboni dhe për rrjedhojë rrezikojnë gjithashtu që të zhduken. Zgjidhja e vetme, për momentin, duket të jetë vetë-prodhimi.

Siç ndodh në fabrikën e Coca-Cola në Nogara. “Ne e prodhojmë vetë dioksidin e karbonit që na nevojitet”, shpjegon Giangiacomo Pierini, drejtor i Coca-Cola Hbc Italia.

Është fabrika jonë më e madhe në Europë dhe kjo na mundëson ta përjetojmë këtë vështirësi të mëtejshme për sektorin tonë pa probleme.

Megjithatë, uji i gazuar dhe pijet e gazuara janë vetëm maja e ajsbergut të një krize që po prek shumë sektorë të tjerë. Sistemet mjekësore, saldatorët, ftohjet në shkallë të gjerë dhe prodhimi industrial i birrës kanë nevojë për dioksid karboni, i cili, për momentin, nuk gjendet askund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy