Eksperti i arsimit, Qemal Çejku ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur rreth vendimit të fundit të qeverisë për të ulur mesataren për degët e mësuesisë. Çejku tha se ky vendim mund t’i japë pak frymëmarrje Universiteteve, por kjo gjë nuk është ajo që sistemi kërkon.
Kjo është një nga ato vendime që nuk e di si janë marrë. Universite të tëra janë drejt zbrasjes, nuk mendoj se nota mesatare do të rregullojë ndonjë gjë. Nuk është kjo ajo që sistemi kërkon, fakulteteve mund t'i japë oksigjen, por do të ndodhë dhe një fenomen diskriminues. Në gjuhët e huaja psh, 3 vjecarin Bachelorin do e bëjnë bashkë dhe ato me 6.5 dhe ata me 7.5.
Është një fshehje. Nuk e rregullon sistemin nota mesatare, është e paqartë mënyra si është vënë.
Ka pasur konsultime me Universistete besoj . Është e vështirë të themi se me 6.5 bëhesh gazetar dhe jo mësues. Si mund të bëhët një për informatikë apo për siteme, por nuk mund të bëhet mësues matematike. Janë disa paqrtës, që institucionet nuk po na qartësojnë
Çejku tha se cilësia e punës me këtë vendim shkon drejt rënies dhe se mësuesi është kthyer në një burokrat dokumentacioni.
Ulim notat mesatare po cilësia. Cilësia e punës shkon në rënie. Mësuesi është 3+2 plus 1 vit stazh. A do e marrë të gjithë këtë ky student i 6.5.
Jemi para disa fenomenve që kjo gjë nuk na zgjidh gjë. Mësuesit i është hequr rroga e 13, nuk ka rritje rroge. Nuk bëhet rregullimi i pagës.
Po ti referohemi Finlandës 10% e studentëvë ekselentë që vazhdojnë vitin e parë janë për mësuesi, në Shqipëri është e kundërta. Si mund të rregullohet kjo, me anë të pagës por dhe me mënyrën si trajtohen mësuesia. Nuk ka një reformë të qenësishme dhe të mirëstudiuar. Mësuesi është kthyer një burokrat dokumentacioni.
Në shumë Universite të botës funskionon kështu, mund të bëhet një testim për mësues. Po të marrim një statistikë në Shqipëri ata që janë për mësues, as 5 përqind nuk kanë dashur të bëhen mësues. Në botë nëse bëhet intervistë përpara, janë disa pyetje që i bëhet kandidatëve për mësue, në vitin e parë e vazhdon të përgjithshme e më në fund të viti të parë në bazë të disa krediteve vazhdohet ose jo.
Por mund të bëhet kshu , të vihet një notë mesatare pasi mbaron bacheloin për të vazhduar një mësues.
Çejku tha se në Shqipëri nuk bëhen studime shkencore për të evidentuar problematika
MASH duhet të bëjë një studim. Sot tregun për mësuesi po e mbajnë rrethet. Nuk e dimë sa mësues dalin nën vit. Po të hysh në portal vitin e shkuar ishin 2500 mësues mangut.
Po të mos ishin ata që vijnë nga rrethet, nuk e di si do mbahen. Na duhen mësues jo përkthyes, duhet rregulluar shkalla e parë.
Na çudit MASH me vendimet. Ne në Shqipëri kërkimet shkencore i kemi zero. Do ishte i vlefshëm sa dëme solli pandemia në sistemin e arsimit.
BB kërkoi të bëhëj studim sa ishte dëmi dhe si mund të karrigjohej, në Shqipëri nuk është bërë korrigjim, e sidomos për maturantët. Kemi një vakancë 3 vjeçare ëmsimit që pothujase nuk është bërë .



