
Skënder Sadiku, zëvendës kryetar i Asamblesë së Mitrovicës së Veriut, thotë se situata në veri të Kosovës pavarësisht retorikës, është më afër normalitetit se sa po trumbetohet.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, deklaroi se Lista Serbe, subjekt politik që përfaqëson shumicën e komunitetit serb, që ka filluar me mjete të tjera të ndalojë procesin demokratik të zgjedhjeve në katër komunat tona.
Target sulmi kanë qenë dy zyrat komunale të zgjedhjeve. Në 5 kilometër katrorë brenda 23 viteve kemi përjetuar shumë gjëra të këqija.
Ka qenë tren famoz i Vuçiçit për të hyrë në Kosovë, do zoti është treni i fundit dhe jemi afër zgjidhjes përfundimtare që do të sillte qetësi në komunat veriore të Mitrovicës.
Komuna e Mitrovicës është multietnike, ka dhe komunitete të tjera, boshnjakë, ashkali, egjiptian, malazez. Në 23 vite jemi të lodhur duke lozur heronj dhe viktima.
Kemi hapur qendra kulturës, qendër sportive dhe po mundohemi të merremi me gjëra lokale. Jemi duke luajtur minutat e fundit ose shtesë të lojës dhe shpresojmë të përfundojnë pa telashe të mëdha.
Popullata është mbi nivelin e politikanëve dhe po ruan qetësinë, ndonëse është qetësi e brishtë.
Në 5 km katrorë kemi retorika të ndryshme dhe Ballkanit nuk i duhet një regjim i trazuar dhe fatkeqësisht komuna e Mitrovicës mund të prodhojë trazira.
Ka lëvizje më të madhe këtyre ditëve, nëpër qytet ka dalë dhe KFOR britanik, KFOR zviceran. Pashë sot dhe një ekip ndërkombëtar, për të pasur siguri më të madhe.
Policia është e reduktuar, por ka kapacitete. Jemi të gatshëm të dalim në ndihmë të popullatës, këto zgjedhje janë për qytetarët.
Ne me komunitetin serb, duhet të merremi si fqinji me fqinjin. Shpresoj se do i vijë fundi poshtërimeve që i kemi bërë njeri tjetrit si popull.
Se Europa si Europë e ka marrë emrin nga ky Ballkan. Duhet të merremi me gjëra që merren qytetarët normal në Tiranë, Prishtinë, Beograd dhe metropolet europiane.



