
Çështja e largimit ose jo të kreut të PD, Lulzim Basha, nga selia e PD-së, për gazetarin Almer Toska, dhe njëherit ish-kandidat në radhët e PD-së në zgjedhjet e 25 prilli, është tashmë e vendosur.
Toska tha në studion e emisionit “MCN live”, se Basha sado të blindoj e mbyll dyert, ai do të largohet më 8 janar.
“Me datë 8 janar, Berisha do ta nxjerri, sepse ai do të kthehet në mosbesues nëse nuk e bën atë, nuk do të ketë incidente, nëse Basha provokon, ose dikush preket e cenohet nga Basha, kjo do të ishte tabloja më e keqe e një njeriu që po largohet nga selia. Njerëzit po tregohen të matur, janë 44 mijë demokratë që votuan kundër këtij njeriu. Berisha do të tregoj forcën e besimit duke e larguar njërin që e soli ai vet aty, pa përplasje fizike, mund të përdor çdo grup aty, por a ka legjitimitet një person që rri aty, kjo dihet tashmë”.



