Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që Izraeli të ketë gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur veten.
Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konference për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Vizita juaj është e para e një presidenti amerikan në Izraelin e kohës së luftës”, tha udhëheqësi izraelit.
Ne e pamë mbështetjen tuaj çdo ditë. Një mesazh i qartë për armiqtë tanë. Bota e pa atë qartë.



