TEC-et lundruese në Vlorë/ Elezi: Shpërdorim i parasë publike, anijet nuk përdoren në asnjë vend evropian, ndotëse për ambientin (VIDEO)

TEC-et lundruese në Vlorë/ Elezi: Shpërdorim i parasë publike, anijet nuk përdoren në asnjë vend evropian, ndotëse për ambientin (VIDEO)

Në sezonin e verës ishte parashikuar se do të viheshin në punë dy TEC-e lundruese në triportin e Vlorë, të cilat do të prodhonin energji me naftë për të amortizuar efektet e krizës së çmimeve të energjisë. 

Lidhur me këtë, eksperti i energjisë, Eduard Elezi, tha në studion e lajmeve në MCN Tv, se ato janë të dëmshme për shëndetin meqë punojnë me naftën D2, një përqindje kjo tejet e lartë e ndotjes së ambientit.

Ato nuk janë termocentrale, nuk janë TEC-e, por janë motor gjenerator të cilat punojnë me naftë të rëndë, D2, dhe mu për këtë naftë, ligji këtu nuk e lejon që të ketë proces biznesi, sepse kjo naftë ka një ndotje dhe një squfur me përqindje shumë të lartë.

Ndaj, anijet që vijnë për prodhimin e energjisë elektrike pikë së pari janë shumë ndotëse për ambientin, dhe pikë së dyti Vlorë është një pikë turistike, dritare për Shqipërinë, dhe këto anije kanë një ndotje të konsiderueshme.

Anijet konsumojnë rreth 600 ton naftë në ditë, dhe kjo është sikur të punon 100 mijë makinë në një orë në Vlorë, por nuk është vetëm kjo, por ato punojmë me naftën D2 e cila është një ndotëse e jashtëzakonshme duke pasur një përqindje shumë të lartë të squfurit.

Eksperti Elezi, vlerëson  së këto TEC-e lundruese nuk praktikohen në asnjë shtet evropian.

Kjo, për faktin se pos ndotjes, kanë një kosto shumë të lartë për KESH, deri në rreth 800 milionë €.

Këto lloj anijesh, nuk vendosen në asnjë shtet të Evropës, ato e kanë procesin vetëm në vendet e botës së tretë, siç është Zimbabve, Etiopi, Gana, vende të cilat janë të pazhvilluara, por në asnjë vend të BE, qoftë dhe atyre kandidatë për BE, e kanë të ndaluar për shkak të ndotjes së madhe që kanë këto anije.

Nuk është vetëm ndotja por edhe kostot shumë të mëdha që KESh ka kontraktuar në marrjen e këtyre anijeve. 70 milion € është qiraja për dy vjet, d.m.th. 95 mijë € në ditë vetëm qira, kurse pjesa e produktit të naftës, është diku te 700 milion €, gjithsejtë shkojnë mbi 770 milionë € sepse ka edhe ndërtimin e aksesorëve të tjerë për ndërtimin e këtyre anijeve që të fusin energjinë ne rrjet, kështu që i gjithë kostoja që ka KESh për të marrë këto anije, shkon rreth 800 milionë €.

Elezi, gjykon që shteti duhet të mendoj më parë të riparoj problematikën e marrjes së ujit në termocentralin e Vlorës, sesa të shpërdoroj paranë publike me shpenzime të pavlefshme, si kjo e TEC-eve lundruese.

Ne kemi një termocentral në Vlorë që ka një problematikë për marrjen e ujit nga deti, për rregullimin e së cilës duhen 6-10 milionë euro, prandaj po shpërdorohet paraja publike, sepse në vend së të merren me riparimin e atij defekti në TEC e Vlorës, që të funksionojë më pas, por merren këto lloj anijesh që jo vetëm në Evropë, por në asnjë vend të botës nuk preferohen më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy