
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 4 të dyshuarit e vrasjes së Devi Kasmit.
Para togave të zeza kanë dalë i akuzuari si ekzekutor, shtetasi grek Efthimios Efthimiu, dhe bashkëpunëtorët Elton Hoxhallari, Elton Halipaj e Melvi Dinellari.
Këta persona, sipas Prokurorisë, kanë organizuar vrasjen e 41-vjeçarit më 29 Janar në Tiranë.
Me gjithë akuzat e ngritura, të arrestuarit kanë mohuar se kanë lidhje me atentatin, por nuk kanë e hedhur poshtë njohjen mes tyre.
Seanca e sotme gjyqësore kundër grupit të strukturuar kriminal të arrestuar për organizimin dhe vrasjen e Devi Kasmit u mbajt me dyer të mbyllura, pasi prokurori theksoi se çështja ka sekrete hetimore.
Avokati i Efhtymiuos, Saimir Visha tha se ai nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ka hyrë në Shqipëri për turizëm.
Katër të akuzuarit u arrestuan më 2 Shkurt gjatë një operacioni nga Policia e Tiranës, ndërsa në kërkim kanë shpallur Aurel Hoxhallarin si organizator dhe porositës të vrasjes së Devi Kasmit.



