
Shitja e produkteve ushqimore pa asnjë etiketë rreth origjinës apo datë skadence, është kthyer në problem për qytetarët në Elbasan. Ata thonë se rrezikojnë shëndetin në këtë mënyrë, ndërsa nga ana tjetër, AKU thotë se ka kryer kontrolle në terren ku ka hasur edhe problematika në tregtimin e tyre.



