Familjet e viktimave nga zjarri në Athinë, ngrejnë padi kundër autoriteteve helene

Familjet e viktimave nga zjarri në Athinë, ngrejnë padi kundër autoriteteve helene

Ka ardhur edhe padia e parë që është ngritur kundër autoriteteve duke i fajësuar ata për humbjen e jetës e të afërmve të tyre në zjarret katastrofike në Mati të Greqisë, pasi qeveria paraqiti legjislacionin që përshkruante lehtësim financiar për viktimat.

Të afërmit e viktimave që humbën jetën 10 ditë më parë, paraqitën padinë në zyrën e prokurorit publik në mes të kritikave në rritje lidhur me reagimin ndaj katastrofës.

E nxitur nga erërat e forta, ferri i flakëve la më shumë se 91 të vdekur, në zonën e Matit, në lindje të Athinës .

Të gjithë ata që janë përgjegjës për parandalimin e zjarreve, shuarjen e tyre dhe sigurinë e njerëzve duhet të dënohen", tha avokati që bëri padinë, Antonis Foussas. "Ata përfshijnë kreun e agjencisë për mbrojtjen civile, guvernatorin e Attikës, kryetarin e Maratonës dhe policinë dhe shërbimin e zjarrit".

Të afërmit e viktimave i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndiqen penalisht të gjithë përgjegjësit për zjarrin që shkaktoi dëme të mëdha njerëzore por edhe materiale.

Veprimi, i paraqitur nga familja e dy viktimave, pritet të nxjerrë një valë ankesash të ngjashme në javët e ardhshme. 

Në tekstin e padisë theksohet se autoritetet janë përgjegjës për akuza penale si vrasje pa paramendim, lëndime trupore, ekspozim që çoi në vdekje dhe zjarrvënie në atë që ata e quajnë një “katastrofë biblike”.

Gjithnjë e më shumë, kritika është ngritur në mungesën e paaftësisë së aparatit shtetëror dhe operacionit të shpëtimit.

Të paktën 25 njerëz mungojnë ende dhe mbetjet e disa të tjerëve ende nuk janë identifikuar. Mendohet se janë plagosur më shumë se 180 persona.

Kryeministri i ngarkuar i Greqisë, Alexis Tsipras, i cili ka bërë vizitën e tij të parë në Mati të hënën, ka marrë përgjegjësinë politike për tragjedinë, por as kjo, as përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar kompensimin, janë hedhur poshtë duke vazhduar me kritikat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy